Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK lexon pretencën, ja sa vite burg kërkon për anëtarët e grupit të narkotrafikantëve

10 Qershor 2025, 14:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK lexon pretencën, ja

SPAK lexon pretencën për operacionin “flakë në det”.

Kërkohet që të shpallen fajtorë për “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lenda narkotike nisej nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së dhe do të bëhej edhe shkëmbimi në detë me velierën me emrin vilua.

Dy shtetasit e huaj kur pikasën policinë i vendosen flakën dhe tentuan të largohen me një varje të vogël. Sipas hetimeve të spak dyshohej që veliera të kishte një sasi shumë të madhe droge.

Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg
Gzim Cela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg
Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg
Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg
Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg
Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg
Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg
Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg
Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg
Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg
Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg
Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg
Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg

Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qeshor ora 11:30