“Pl*mbi i Artë”/ Nuredin Dumani: Suel Çela porositi atentatin ndaj Lulzim Mashës...

22 Prill 2025, 12:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Pl*mbi i Artë”/ Nuredin Dumani: Suel Çela porositi

Në Gjykatën e Posaçme po vijon gjyqi për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon me rrëfimet e tij. I pyetur nga avokati Sokol Hazizaj, Dumani zbuloi njohjen e tij me Aleksandër Bahon, krahu i djathtë i Endrit Alibej.

“Aleksandër Bahon e njihja përpara Suel Çelës. Oti Kilën kam dashur ta godas, sepse sipas asaj që më tha Suel Çela ai ishte me Çapjat”, tha ai.

Sa i takon atentatit ndaj Lulëzim Mashës, drejtorit të shkollës private “Willson” në kryeqytetet në 2021, Dumani thotë se porositësi ishte Suel Çela, por shkakun thotë se nuk e di. Njohjen me Suel Çelën thotë se e ka pasur në vitin 2021, nga Fatmir Troplini.

Sokol Hazizaj: Për vrasjen e mbetur në tentativë të Lulëzim Mashës, cili ka qenë shkaku?

Dumani: Porositësi ishte Suel Çela, shkakun nuk e di.

Sokol Hazizaj: Ka lidhje Arben Laze në tentativën e vrasjes së Lulëzim Mashës?

Dumani: Arben Laze nuk ka lidhje fare me ngjarjen e Lulëzim Mashës. Njohjen e parë me Suel Çelën e kam patur në 2021 nga Fatmir Troplini.

 

Po ndodh...

ide