
“Po më arrestojnë”/ U zhduk për 10 orë, ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje

Ish zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima pritet te merret serish ne pyetje ditën e sotme për të shpjeguar të gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe humbjen e kontakteve me familjen për 10 orë.
Daniel Shima u zhduk pa asnjë gjurmë ditën e djeshme (20 Gusht) pasi i dërgoi familjes së tij mesazh “po më arrestojnë” por më pas ai u rikthye në banesë.
Ai ka pretenduar se u largua në jug të vendit pas një sherri që ka pasur me të dashurën e tij.
Por, ish-zv.drejtori i AKSH-it nuk ka shpjeguar pse dërgoi mesazh familjarëve që po e arrestonin.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.”, informoi policia.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128