Policia 'blindon' Korçën, zbarkojnë forca të shumta për kapjen e një personi në kërkim

22 Gusht 2025, 11:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia 'blindon' Korçën, zbarkojnë forca të

Forcat e Operacionales së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Dvp Korçë, aksion në qytet.

Sipas burimeve paraprake, ndërhyrja është kryer vetëm pak momente më parë dhe lidhet me kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të ndaluarit.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihet se forcat e policisë kanë bllokuar një automjet tip “Audi”, nga i cili është nxjerrë një person dhe është shoqëruar nga uniformat blu. Burime të tjera bëjnë me dije se ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.

 

Po ndodh...