Shisnin doza kokaine në lagjet e Korçës, vihen në pranga dy vëllezër

16 Maj 2025, 13:13 / AKTUALITET ALFA PRESS
Shisnin doza kokaine në lagjet e Korçës, vihen në pranga

Janë arrestuar dy vëllezër në Korçë, pasi janë kapur duke shitur doza kanabisi.

Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasve dy vëllezërve shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetase u gjet një tjetër sasi Kokaine.

Njoftimi:

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Brothers”.

Shitnin doza Kokaine në lagje dhe në lokale të ndryshme, në qytetin e Korçës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Të arrestuarit, të dy dënuar më parë, njëri prej tyre për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, goditën një rast të shitjes së drogave të forta, në doza.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 14, Korçë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas të dyshuar për shitje të dozave.

Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasve R. D. dhe A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetase u gjet një tjetër sasi Kokaine.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
R. D., 30 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
A. D., 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 41.1 gramë Kokainë, 3 celularë dhe automjeti që këta shtetas përdornin për këtë veprimtari kriminale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...