
Situatë alarmante në Elbasan, përhapet me shpejtësi zjarri në Kodër Krastë. Flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore

Është përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet zjarri që u shfaq sot rreth orës 14:00 në zonën e Kodër Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit, duke marrë përmasa alarmante.
Brenda pak orësh, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor me pisha duke rrezikuar rëndë ekosistemin e parkut të gjelbër të qytetit.
Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po punon intensivisht për izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes më tej të flakëve.
Terreni i thyer, temperaturat e larta dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër situatën.
Banorëve u bëhet thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë për përballimin e emergjencës.

Terroristët me Maska të Medias
ide

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128