
Tragjedi në Gramsh/ Rrëshqitje dheu në fshatin Tervol, fadroma bie mbi 58-vjeçarin dhe i merr jetën

11 Korrik 2025, 13:02 / AKTUALITET
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut gjatë punimeve për hapjen e një pusi.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi H. D., 58 vjeç, ndodhej pranë një fadrome që po punonte në terren, kur një masiv dheu u shkëput papritur dhe ra mbi të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Gramshit për të dhënë dëshminë e tij mbi rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur me detaje shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme të këtij incidenti tragjik.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128