Turistja gjermane ndihet keq gjatë lundrimit në Karaburun, transportohet në spitalin e Vlorës

27 Prill 2025, 10:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Turistja gjermane ndihet keq gjatë lundrimit në Karaburun,

Në orët e para të mëngjesit të së dielës një anije tip kroçere, e cila po lundronte në afërsi të gadishullit të Karaburunit, njoftoi se kishte një person të sëmur në bord.

Pas njoftimit, Qendra NdërOperacionale Detare në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e ndryshme detare në zonën e gjirit të Vlorës si Roja Bregdetare, Kapiteneria e Portit Vlorë dhe Policia Kufitare Vlorë, ju dha asistenca e nevojshme nga transportimi nga anija kroçere e personit të sëmurë,  e cila ishte një grua shtetase gjermane e moshës 61 vjeçe.

Ajo u transportua për në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës për dhënien e ndihmës së parë mjekësore të nevojshme.

 

Po ndodh...