U kap me drogë, skandali i përsëritur! Dosjet "e zeza" të Marina Farës, e përfshirë edhe më herët në çështje kriminale

22 Gusht 2025, 14:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kap me drogë, skandali i përsëritur! Dosjet "e zeza"

Emri i Marinës Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është rikthyer sërish në qendër të kronikës së zezë. 39-vjeçarja, e njohur ndryshe edhe si Roxhensa Kapurani, u arrestua nga Policia e Tiranës pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël kokaine.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan R. K., 39 vjeçe, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike, kokainë”, njoftoi Policia.

Por kjo nuk është hera e parë që Marina Fara përballet me drejtësinë. Pesë vite më parë, ajo u përfshi në dosjen e bujshme të operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona. Marina u përmend në përgjimet telefonike të policisë, pasi dyshohej se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik narkotikësh të arratiseshin.

Atëherë ajo arriti t’i shpëtonte pasojave të rënda ligjore, por emri i saj mbeti i lidhur me botën e krimit. Arrestimi i sotëm tregon se historia duket se po përsëritet për vajzën e divës së muzikës shqiptare.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

 

Po ndodh...