U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

17 Maj 2025, 12:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet kanabis. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar dhe një 27-vjeçar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabisi; Dhe shtetasi 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabisi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...