
U paraqit në spital i plagosur, policia e vë në pranga 28-vjeçarin, detaje çfarë ndodhi gjatë natës te ‘Komuna e Parisit’

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur gjatë natës në Komunën e Parisit, ku një 28-vjeçar, i identifikuar si Kristian Kaçorri u plagos me armë zjarri.
Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se i riu ishte vetëplagosur aksidentalisht me një armë pistolete në ambientet e një lokali.
Policia thotë se vuri në pranga 28-vjeçari, por edhe dy persona të tjerë, A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç si dhe shpalli në kërkim E.E 41 vjeç.
“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shtetasit A. C dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi A. M (kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes”, thotë policia.
Njoftimi i policise
U vetëplagos me armën e zjarrit të cilën e posedonte pa leje, vihet në pranga 28-vjeçari.
Vihen pranga edhe dy shtetas të tjerë si dhe shpallet në kërkim një tjetër pasi ndihmuan në fshehjen e armës së zjarrit dhe vendit të ngjarjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Pas njoftimit të marrë se rreth orës 01:20, datë 18.05.2025, në spital kishte shkuar për mjekim, një shtetas i dëmtuar në këmbë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e saj dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në përfundim të tyre arrestuan shtetasit:
K. K., 28 vjeç, A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si dhe shpallen në kërkim shtetasin E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shtetasit A. C dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi A. M (kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128