
Mbyllet numërimi/ Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku rezulton se ish ministrja Olta Xhaçka i ka marrë mandatin Blerina Gjylametit me një diferencë tepër të ngushtë prej 2 votash.
Konkretisht, Olta Xhaçka ka marrë 5806 vota, ndërsa Blerina Gjylameti numëron 5804 vota.
Ndërkohë kandidati më i votuar në listën e hapur të Tiranës për Partinë Socialiste është Blendi Gonxhja, me 22398 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 21364 vota, më pas ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha me 19113 vota.
Ndërsa Fatmir Xhafaj ka marrë 12677 vota dhe Ornaldo Rakipi 9683 vota, më pas Anila Denaj me 8783 vota.
Jashtë Parlamentit kanë mbetur edhe emra të njohur të PS, ata që konsiderohen edhe si “veteranët”. Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Xhemal Qefalia nuk kanë mundur të futen në Parlament.
Jashtë kanë mbetur gjithashtu edhe Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka apo edhe Plarent Ndreca.
Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste dhe Edi Rama fituan mandatin e katërt, duke marrë 83 deputetë, PD 50 mandate, PSD 3, Mundësia e Agron Shehaj siguroi dy vende në Parlament, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një deputet.
-
-
-
Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ja ku ishte epiqendra
18 Maj, 08:31

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128