Anija meksikane përplaset me urën ‘Brooklyn’, 2 viktima dhe 17 të plagosur

18 Maj 2025, 08:44 / BOTA ALFA PRESS

Anija meksikane përplaset me urën ‘Brooklyn’, 2 viktima

Një anije e Marinës Meksikane ka goditur urën Brooklyn të New York-ut, duke shkaktuar vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit dhe plagosjen e 17 të tjerëve. Ngjarja ndodhi kur anija Cuauhtémoc me 277 persona në bord, goditi urën duke u kthyer mbrapsht.

Pamjet e dëshmitarëve tregojnë anijen, me një flamur të madh meksikan, duke goditur pjesën e poshtme të urës dhe duke dëmtuar majat e saj. Anija u drejtuar më pas drejt anës së Brooklyn-it në lumën East River, ndërkohë që spektatorët u larguan nga bregu për siguri.

Kryetari i qytetit të New York-ut, Eric Adams, ka konfirmuar vdekjen e dy personave dhe ka shtuar se 17 të tjerë janë plagosur, përfshirë dy që janë në gjendje kritike.

 

 

Po ndodh...