
Vrau gruan në sy të fëmijëve/ Ja kush është shqiptari, arriti t’ia mbathte pas ngjarjes së rëndë

Pandeli Nakoleci është autori i vrasjes së gruas së tij në Volos të Greqisë.
Ai qëlloi me thikë për vdekje Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.
Si ndodhi?
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Volosit, Greqi, ku një burrë 40-vjeçar me origjinë shqiptare vrau gruan e tij 36-vjeçare, gjithashtu shqiptare, me të cilën kishte katër fëmijë. Pas aktit të rëndë, autori është larguar nga vendngjarja dhe ndodhet në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banonte familja, në rrugën Konstanta. Sipas raportimeve, konflikti mes çiftit ka nisur në apartamentin e tyre dhe më pas ka vijuar në hyrje të pallatit, ku dyshohet se burri ka goditur për vdekje gruan me një mjet të mprehtë. Tragjikisht, një nga fëmijët ka qenë dëshmitar i ngjarjes, dhe mësohet se i ka thënë policisë: “E pashë babin duke e therur mamin me thikë.”
Autori më pas është parë duke u larguar me vrap në rrugën Gladstonos, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur operacionin për kapjen e tij. Në vendngjarje ndodhen ambulanca dhe mjeku ligjor, ndërsa pritet të bëhet transportimi i trupit për autopsi.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga protothema.gr, nuk ka pasur raportime të mëparshme për dhunë në familje, megjithatë burri dyshohet se ishte përdorues droge.
Hetimet vijojnë në intensitet të lartë, ndërsa autoritetet greke po shqyrtojnë motivet që çuan në këtë vrasje të rëndë, e cila shton bilancin tragjik të dhunës ndaj grave.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128