
Vritet 61-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Abat, Shalë, ku rreth orës 20:00, shtetasi N. M. dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 61-vjeçarin P. P.
Policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorit dhe ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat. Ende nuk dihen detaje të tjera për motivet e ngjarjes.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128