Makina përplas 7-vjeçaren në Ballsh

28 Gusht 2025, 18:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makina përplas 7-vjeçaren në Ballsh

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, kur një automjet me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, përplasi një vajzë 7-vjeçare.

E mitura është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Po ndodh...