SHBA kufizon kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët

28 Gusht 2025, 18:15 / BOTA ALFA PRESS

SHBA kufizon kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë planifikuar reduktimin e periudhës së vlefshmërisë së vizave për studentët dhe gazetarët.

“Vizat e tipit F, që lejon studentët e huaj të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, tani do të jenë të vlefshme për maksimumi katër vjet”, njoftoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Aktualisht, studentët marrin vizë për kohëzgjatjen e programit të tyre akademik, që mund të zgjasë deri në pesë vjet në rastin e doktoraturës.

Propozimi i administratës së presidentit Donald Trump përfshin gjithashtu kufizimin e vlefshmërisë së vizave për profesionistët e mediave deri në 240 ditë.

Sipas raportimeve, vizat për gazetarët mund të zgjaten deri në 240 ditë, por nuk duhet të jenë të vlefshme më gjatë sesa koha e detyrës gazetareske.

Zgjatjet do të kërkojnë aplikim pranë Shërbimit të Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së (USCIS), duke përfshirë kontrolle më të thelluara.

Kohët e fundit, për shembull, gazetarëve nga Gjermania u ishin lëshuar viza me vlefshmëri deri në pesë vjet.

”Për shumë kohë, administratat e mëparshme kanë lejuar që studentët e huaj dhe mbajtës të tjerë vizash të qëndrojnë praktikisht pa kufij në SHBA, duke rrezikuar sigurinë, duke shpenzuar fonde të konsiderueshme të taksapaguesve dhe duke u sjellë në disavantazh qytetarëve amerikanë”, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Rregulli i synuar ka për qëllim të parandalojë abuzimin dhe të mundësojë autoriteteve të monitorojnë më mirë mbajtësit e vizave.

 

 

Po ndodh...