
Arrestohet shoferi në Tiranë, pasagjerja hapi derën dhe përplasi të miturën me monopatinë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi pasagjerja në automjetin që ai drejtonte shkaktoi një aksident, duke hapur derën pa u siguruar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ku pasagjerja G. A., gjatë zbritjes nga automjeti, hapi derën papritur, duke përplasur një 17-vjeçare që po lëvizte me monopatinë elektrike.
E mitura është dëmtuar dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Sh., 27 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, shtetasja G. A., duke qenë pasagjere në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, ka hapur derën pa u siguruar dhe për pasojë ka përplasur monopatinën që drejtohej nga 17-vjeçarja.”– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128