
Tensione Londër-Moskë/ Mbretëria e Bashkuar thërret ambasadorin rus, pas sulmit vdekjeprurës në Kiev

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lamy, ka thirrur ambasadorin rus në Londër për të shprehur shqetësimin dhe për të dënuar sulmet e fundit që Rusia kreu gjatë natës në Kiev.
Në këto sulme u vranë të paktën 18 persona dhe u dëmtuan ndërtesa të rëndësishme, përfshirë Këshillin Britanik dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në kryeqytetin ukrainas.
Në një postim në rrjetin social X, Lamy u shpreh se “Presidenti Vladimir Putin mbrëmë vrau civilë, shkatërroi shtëpi dhe dëmtoi ndërtesa që përfaqësojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin evropian”.
Following last night’s attack on Kyiv, our office has been severely damaged and is closed to visitors until further notice. Sadly, one of our guards was injured and is now in hospital. While responses may be delayed, our work with ???????? partners in education and culture continues. pic.twitter.com/Zth8Uo0byw
— British Council (@uaBritish) August 28, 2025
Ai kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve, duke theksuar se “vrasjet dhe shkatërrimi duhet të ndalen”.
Ky zhvillim vjen në një periudhë të tensionuar në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të kërkojë mënyra për të ndalur dhunën dhe për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128