
U gjet sot pa shenja jete! Policia e Kosovës jep detaje nga vdekja e gjykatësit Mecinaj

28 Gusht 2025, 15:57 / KOSOVA
Gjykatësi mbikëqyrës i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, Avdullah Mecinaj, është gjetur pa shenja jete në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt më 28 gusht 2025.
Policia e Kosovës e ka klasifikuar këtë ngjarje si vdekje të dyshimtë. Sipas informacionit nga policia, ata janë njoftuar për rastin dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe ka qenë e pranishme ekipi i emergjencës, i cili konfirmoi se nuk kishte shenja jete, raporton Telegrafi.
Pas mbërritjes, hetuesit kanë nisur një hetim për të zbardhur shkakun e vdekjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Viktima ishte një burrë 65-vjeçar dhe hetuesit po përpiqen të kuptojnë rrethanat që mund të kenë çuar në këtë ngjarje tragjike.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128