
Morën ryshfet nga pronarët e bizneseve që të mos i hiqnin çadrat, arrestohet punonjësi i IMT-së!

Policia e ka dhënë detaje për operacionin e gjatë të cilit u arrestuan dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Katër punonjësit e IMT kanë konstatuar një tendë pa leje në një objekt në zonën e Kombinatit.
Pasi kryen procedurën, duke i thënë pronarit se tenda ishte pa leje dhe do të prishej, njëri prej tyre u rikthye dhe i kërkoi pronarit 1 mijë euro për të mos e prishur. Pronari lajmëroi policinë, e cila organizoi një operacion për të kapur inspektorët në flagrancë.
Aktualisht është arrestuar Geraldo Fuçia, ndërsa Klajdi Zhilla është shpallur në kërkim.
Dy punonjësit e tjerë, Edmond Cela dhe Niko Zmalaj, u liruan pasi nuk rezultuan të përfshirë sipas pamjeve filmike.
Të dy të arrestuarit dyshohen për korrupsion pasiv.
Gjatë operacionit janë sekuestruar: 3,000 euro dhe 27,000 lekë, të dyshuara si ryshfet; një automjet tip Audi A6; 4 celularë.
-
Zjarr në fshatin Brataj të Kukësit, rrezikohet mali i Gjallicës
28 Gusht, 14:30
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128