Ceremoni mirënjohjeje, Ambasada e SHBA vlerëson partneritetin me Policinë e Shtetit! Nancy VanHorn: Kujdesen për sigurinë tonë çdo ditë

28 Gusht 2025, 18:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ceremoni mirënjohjeje, Ambasada e SHBA vlerëson partneritetin me

Ambasada amerikane në Tiranë, përmes rrjeteve sociale ka falenderuar Policinë e Shtetit për shërbimin në sigurinë e Amabsadës së SHBA.

Në nderim të punonjësve të Policisë së Shtetit, Ambasada e SHBA në Tiranë ka zhvilluar një ceremoni mirënjohjeje, ku mori pjesë e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, si edhe Zyra Rajonale e Sigurisë.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me forcat e rendit shqiptare, duke theksuar se disa prej efektivëve të nderuar kanë shërbyer pranë ambasadës për më shumë se 15 vite.

“Një falënderim për Policinë e Shtetit që e bën ambasadën tonë më të sigurt çdo ditë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e vlerëson thellësisht partneritetin me forcat e rendit në Shqipëri për të penguar kërcënimet dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, thuhet në postimin e ambasadës.

 

Po ndodh...