
Sulmi rus gjatë natës në Kiev, Shtëpia e Bardhë: Trump nuk është i lumtur, por as i befasuar

Presidenti amerikan Donald Trump “nuk ishte i gëzuar”, por as “i befasuar” nga lajmi për sulmin e fundit rus ndaj Ukrainës me raketa dhe dronë gjatë natës, sulm që, sipas autoriteteve ukrainase, shkaktoi të paktën 19 viktima.
Nga goditjet ajrore u dëmtuan një sërë ndërtesash në Kiev, përfshirë zyrat e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit Britanik.
“Nuk ishte një lajm që e gëzoi, por as që e befasoi. Po flasim për dy vende që janë në luftë prej shumë kohësh”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një deklarate për mediat.
Sipas saj, presidenti Trump beson se “ndoshta asnjëra palë nuk është ende e gatshme të ndalë luftën vetë”.
Leavitt shtoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të japë një deklaratë të mëtejshme për situatën gjatë ditës së sotme.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128