Berisha: Rama i dha portin e peshkatarëve Gjergj Lucës dhe Dorian Beut për trafik d*oge

28 Gusht 2025, 21:25 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha: Rama i dha portin e peshkatarëve Gjergj Lucës dhe Dorian Beut

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaron se kryeministri Edi Rama ka dhënë portin e peshkatarëve në Durrës për trafik ndërkombëtar droge.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se kontrolli i këtij porti është kaluar tek biznesmenët Gjergj Luca dhe Dorian Beu, të cilët i cilësoi si “peshkaqenë të drogës”.

Berisha kujtoi se më herët, sipas tij, porti kryesor i Durrësit ishte nën kontrollin e kartelit të njohur si “Troplinët”, nga ku janë trafikuar tonelata narkotikësh drejt Italisë dhe Europës. Ai u shpreh se të dhënat janë konfirmuar edhe nga dosjet e Antimafias italiane.

Sipas tij, në dosjet italiane del emri i Dorian Beut në një komunikim për trafikimin e 310 kilogramëve lëndë narkotike të përziera. Ai e cilësoi atë si “kryepeshkaqenin e drogës” dhe akuzoi Ramën si “padrino” të kësaj marrëveshjeje.

Dreka e drogës! Në mënyrën më të përsëritur unë u kam deklaruar shqiptarëve se porti i Durrësit kontrollohet nga karteli Troplini.

Unë nuk kam heshtur, por e kam përsëritur atë sepse të dhënat ishin të sigurta.

Nuk mund ta bëja kurrë një gjë të tillë, por të dhënat e mia ishin të sigurta se Troplinët, ky kartel monstruoz kontrollonte në çdo qelizë portin.

U desh Antimafia Italiane me dosjet që solli në shkurt, të cilat Altin Troplini i fshehu deri më 22 maj, që shqiptarët të mësojnë se porti i Durrësit kontrollohej plotësisht nga Troplinët, dhe se nga ky port, tonelatat e drogës shpërndaheshin në Itali dhe mbarë Europën.

Natyrisht Vengu, Lubia ishin thjesht operatorë të Edi Ramës, sepse as njëri dhe as tjetri nuk guxonin t’i jepnin kurrë portin kryesor të vendit një karteli.

Por ngjitur me portin, pak më në veri, me portin tradicional më kryesor shqiptar, ne inauguruam fillimet e portit të peshkatarëve si një domosdoshmëri për t’u dhënë atyre një port modern. Në këtë projekt ekzistonte edhe merkatoja e peshkut siç e kanë pothuajse rëndom qytetet bregdetare me porte peshkimi.

Çfarë ndodhi? Punimet në port vazhduan. Ishte një financim i Bankës Islamike prej 12-13 milionë euro.

Porti përfundoi. Po kush e mori portin? Portin e ndërtuar me borxhe publike të taksapaguesve e merr Gjergji Beu dhe Dorian Luca.

Ja ku i keni këta të dy. Dorian Beu, se ua shartova mbiemrat për të treguar afrinë që kanë, Edi Rama si padrino i këtij vendi, pasi nuk pajtonte dot Lucën dhe Beun me Troplinët, u dha atyre për drogë portin pronë publike të peshkatarëve.

Dhe këta u bënë aksionerë pa derdhur asnjë qindarkë nga xhepi, përvecse duke mbajtur Edi Ramën aksioner në drogën e tyre.

Për ata të cilët mund të kenë, ose dyshonin që si ka mundësi ta kenë Troplinët portin e Durrësit, e morën vesh.
Por tani jo vetëm i Durrësit, edhe ai i peshkatarëve, nuk e kanë më Troplinët. Atë e ka Gjergji Beu me Dorian Lucën.

U krijua shoqata ku këta e udhëheqin.

Një dosje italiane, sepse këtu ndalohet me ligj nga Dumanët dhe Troplinët me kompani kapja e drogës apo ndjekja e trafikantëve.

Çdo gjë që ndodh, këtu nga vjen nga jashtë. Lavdi Zotit që janë institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere që funksionojnë.

Dosja e Antimafies Italiane fakton se pronari, ja ky Dorian Luca, ekziston telefonata për 310 kilogramë drogë, të gjitha llojet, me opium, me kanabis, me heroinë. Ky me mikstura.

Dhe e kuptoni ju pasionin e tyre për peshkun. Peshku dhe aroma. Aroma dhe peshku.

Janë disa substanca që me aromë mbulojnë gjëra.

Është e njohur kjo. Pra, ja ku janë dy peshkatarët e famshëm të portit. Peshkaqenët e famshëm të portit. Të dy. Por në të vërtetë kryepeshkaqeni i drogës është ky këtu. Ky që i pyet a do shkojmë 100 milionë. Po me drogën shkon 1 miliardë mo. Ja kryepeshkaqeni.