
Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Concerence League

Dy skuadra shqiptare do të jenë në grupet e Conference League sezonin e ri, me shortin që do të hidhet nesër.
Në fakt, Shkëndija e Tetovës e kishte siguruar pjesëmarrjen që kur kaloi në play-off të Europa League, madje fitoi takimin e parë 2-1 ndaj Ludogorets në Shkup dhe kishte shanse për grupet e këtij kompeticioni.
Por në kthim në Bullgari, u mund 2-1 në kohën e rreullt dhe ndeshja shkoi në shtesë, aty ku pësoi edhe dy gola të tjerë (4-1), për t’u eliminuar nga Europa League dhe për të vazhduar rrugëtimin në Conference League. është hera e parë që tetovarët marrin pjesë në fazën në grupeve të një kompeticioni evropian, edhe pse kishin shkuar disa herë.
Ekipi i dytë shqiptar që shkon në grupet e Conference League është Drita e Kosovës. Pasi fitoi 2-1 ndeshjen e parë në shtëpi Differdange të Luksemburgut, kampionët e Kosovës fituan edhe në kthim, kësaj here 0-1, duke përfituar edhe epërsia numerike, pasi vendasit mbetën me 10 lojtarë që nga minuta e tretë.
Edhe për Dritën është hera e parë që shkon në grupet e një kompeticioni evropian, më herët Ballkani i drejtuar nga trajneri shqiptar Ilir Daja e arriti dy herë këtë sukses.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128