Bombardimet ruse në Kiev, Von der Leyen diskuton me Trump: Putin duhet të ulet në tryezën e negociatave

28 Gusht 2025, 16:24 / BOTA ALFA PRESS

Bombardimet ruse në Kiev, Von der Leyen diskuton me Trump: Putin duhet

Ursula von der Leyen ka thënë se ka folur me presidentin amerikan Donald Trump pas “sulmit masiv” ndaj Kievit gjatë natës.

Të paktën 18 persona janë vrarë, sipas zyrtarëve ukrainas, dhe një ndërtesë e delegacionit të BE-së është dëmtuar.

Shefja e Komisionit të BE-së nuk zbuloi çfarë i tha Trump dhe ende nuk ka raportime nga presidenti i SHBA-së.

“Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave”, tha ajo.

“Ne duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën me garanci sigurie të forta dhe të besueshme që do ta shndërrojnë vendin në një iriq çeliku.

“Evropa do të luajë plotësisht rolin e saj”, theksoi ajo.

 

Po ndodh...