Sulm brutal gjatë një koncerti në Kaliforni, gruaja rrihet derisa humb ndjenjat

20 Gusht 2025, 14:01 / BOTA ALFA PRESS

Sulm brutal gjatë një koncerti në Kaliforni, gruaja rrihet derisa

Një video tronditëse që është bërë virale tregon një burrë duke rrahur brutalisht një grua, derisa ajo humbi ndjenjat gjatë një koncerti në Kaliforni, të dielën në mbrëmje.

Ngjarja ndodhi në një koncert të grupit Rüfüs Du Sol, në stadiumin e famshëm Rose Bowl në Pasadena. Në video shihet burri teksa sulmon një grua të pafuqishme dhe miqtë e saj. Shelby Elston, një nënë e tre fëmijëve nga Phoenix, Arizona, tha në një postim në Facebook se ajo humbi ndjenjat dhe u zgjua në dhomën e urgjencës së stadiumit.

Sipas saj, gjithçka nisi kur i fejuari i saj derdhi aksidentalisht pijen mbi një spektator tjetër. Ky i fundit u largua i zemëruar, por u kthye pas rreth gjysmë ore duke bërtitur.

Elston tregoi se u përpoq të ndante burrat, por sulmuesi reagoi me dhunë, duke e shtyrë dhe më pas e hodhi në tribuna, ku vazhdoi ta godiste edhe pasi ajo kishte humbur ndjenjat. Ai goditi gjithashtu të fejuarin e saj dhe një person tjetër nga grupi i tyre.

Ky burrë më goditi me grusht në fytyrë! Isha plotësisht pa ndjenja dhe fytyra ime ishte e mbuluar me gjak,” shkroi Elston. Ajo kaloi pjesën tjetër të koncertit në qendrën mjekësore të stadiumit, por më pas arriti të kthehej e sigurt në hotelin e saj.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Pasadenës konfirmoi se është paraqitur një raport për incidentin, por deri tani nuk është bërë asnjë arrestim, pasi sulmuesi iku me vrap dhe u zhduk në turmë.

Jemi në dijeni të videove. Do të ndjekim me agresivitet çdo pistë. Imazhi i të dyshuarit është mjaft i qartë, kështu që jam shumë e bindur se do ta identifikojmë atë,” tha Lisa Derderian, zyrtare për marrëdhënie me publikun në qytetin e Pasadenës.

Grupi Rüfüs Du Sol publikoi një deklaratë në lidhje me ngjarjen: “Ne jetojmë për t’u ofruar fansave tanë momente ku ata mund të mblidhen dhe të festojnë në mënyrë të sigurt. Jemi të tronditur nga akti i dhunës që ndodhi gjatë hapjes së koncertit të shtunën,” thuhet në deklaratën e raportuar nga Rolling Stone.

Po ndodh...