
Sulme ajrore ruse në Ukrainën lindore: Dy të vrarë dhe mbi 30 të plagosur në Kharkiv dhe Donetsk

Të paktën dy persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën të enjten, më 24 korrik, gjatë një serie sulmesh ajrore ruse në Ukrainën lindore, që përfshinë qytetet Kharkiv dhe Kostyantynivka, sipas autoriteteve ukrainase.
Në Kostyantynivka, në rajonin e Donetskut, zyra e prokurorit rajonal raportoi se dy persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimeve.
Ndërkohë, në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, guvernatori rajonal Oleh Sinyukhubov konfirmoi se një sulm me dy bomba ajrore plagosi të paktën 21 persona, përfshirë një fëmijë 10-vjeçar dhe një foshnjë njëmuajshe.
Sulmi goditi një lagje banimi, duke shkaktuar dëme të mëdha në një kompleks apartamentesh dhe një biznes lokal.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një reagim në platformën “X”, e cilësoi sulmin si “krejtësisht të pakuptimtë, pa asnjë qëllim ushtarak”, duke dënuar përdorimin e armëve të avancuara kundër objektivave civile.
In Kharkiv, assistance is currently being provided to the victims in the areas hit by Russian glide bombs. As of now, dozens of people have been reported injured, including children. Russia dropped two aerial bombs right on the city, on people. One hit near a residential… pic.twitter.com/HUNQRIcRZ9
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 24, 2025
Pamjet nga vendngjarja treguan re tymi të zi që ngriheshin mbi zonën e goditur dhe automjete të përfshira nga flakët. Banorët, të tronditur, u panë duke u larguar me fëmijët në krah dhe sendet më të nevojshme. “Shikova përreth dhe gjithçka ishte e shkatërruar,” tha Yevhen Hanuchak, një banor lokal, duke mbajtur kafazin me macen e tij përballë një ndërtese të dëmtuar.
Prokurorët ukrainas sqaruan se bombat ajrore u lëshuan nga një distancë prej afro 100 kilometrash.
Armë të tilla, që udhëhiqen nga navigimi satelitor dhe janë të pajisura me krahë për të rritur rrezen e tyre, janë në rritje përdorimi nga forcat ruse, veçanërisht në zonat përreth vijës së frontit.
Rusia, e cila vazhdon të mohojë shënjestrimin e civilëve, ka intensifikuar sulmet ajrore në qytetet ukrainase pas ngecjes së bisedimeve për armëpushim në konfliktin tashmë 3.5-vjeçar.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128