
Sulmet amerikane në Iran/ Vjen reagimi i parë nga BE, Kallas: Teherani nuk duhet lejuar të zhvillojë armë bërthamore

Ka ardhur reagimi i parë nga Bashkimi Europian pas sulmeve të SHBA mbi Iran.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha në një postim në “X” se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore.
“U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave”, shkruan Kallas.
Reagimi:
Iranit nuk duhet të lejohet të zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.
I bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.
Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën nesër.
Iran must not be allowed to develop a nuclear weapon, as it would be a threat to international security.
I urge all sides to step back, return to the negotiating table and prevent further escalation.
EU Foreign Ministers will discuss the situation tomorrow.
— Kaja Kallas (@kajakallas) June 22, 2025
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128