
Grupi pro-izraelit merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj bankës në Iran

Një sulm kibernetik ka ndërprerë disa nga shërbimet e Bankës Sepah në Iran, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve FARS.
Kjo bankë përdoret gjerësisht në stacionet e karburantit në të gjithë vendin, çka ka shkaktuar ndërprerje në furnizimin me naftë në disa zona.
Sipas FARS, autoritetet po punojnë për zgjidhjen e problemit dhe ndërprerja pritet të jetë e përkohshme, duke u zgjidhur “brenda orëve të ardhshme”.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup hakerësh i quajtur “Gonjeshke Darande” (ose “Harabeli Grabitqar”), i cili është lidhur më parë me Izraelin.
Në një deklaratë publike, grupi pretendoi se kishte “shkatërruar të gjitha të dhënat e Bankës Sepah”, të cilën e akuzon se është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Sipas deklaratës së hakerëve, Banka Sepah “ka anashkaluar sanksionet ndërkombëtare dhe ka përdorur fondet publike për të financuar përfaqësuesit terroristë të regjimit, si dhe programin e tij të raketave balistike dhe atë ushtarak bërthamor”.
CNN raportoi se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e grupit.
Në fund të deklaratës, “Harabeli Grabitqar” falënderoi “iranianët e guximshëm” që, sipas tyre, ndihmuan në realizimin e këtij operacioni, pa dhënë më shumë detaje.

Miti i Shqipërisë turistike, me kokën në Europë dhe bythën në Tunizi!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128