Irani i kundërpërgjigjet SHBA-ve! Teherani lëshon 6 raketa drejt bazave amerikane në Katar

23 Qershor 2025, 19:00 / BOTA ALFA PRESS

Irani i kundërpërgjigjet SHBA-ve! Teherani lëshon 6 raketa drejt

Reuters raporton se Irani ka lëshuar gjashtë raketa në drejtim të bazave ushtarake amerikane në Katar.
Mediat e huaja citojnë  një zyrtar izraelit, i cili raporton se Irani ka synuar bazat amerikane në Katar.

Sipas Sky News, Irani lëshoi ​​raketa balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar të hënën pasdite.

Më herët Katari njoftoi mbylljen e hapësirës  tij ajrore të hënën pasdite (23/6), teksa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.

Mbyllja e hapësirës ajrore në Katar do të thotë që hapësira ajrore mbi bazën amerikane në Al Udeid është e mbyllur.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit, vendimi u mor për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se do të ndërmarrin një hap të ngjashëm.

Kujtojmë se në fundjavë SHBA sulmuan me raketa 3 objekte bërthamore në Iran, me Teheranin i cili u zotua për hakmarrje pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin e Iranit me Izraelin për armët bërthamore.