“Largohuni nga Teherani”/ Netanyahu paralajmëron banorët, IDF: Neutralizuam një të tretën e lëshuesve të raketave iraniane

16 Qershor 2025, 16:32 / BOTA ALFA PRESS

“Largohuni nga Teherani”/ Netanyahu paralajmëron banorët,

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u drejtua me një mesazh të ri qytetarëve iranianë, duke u bërë thirrje të largohen sa më shpejt nga Teherani. Ky apel vjen pas paralajmërimeve të Tel Avivit se banorët e kryeqytetit iranian do të paguajnë çmimin për sulmet me raketa të Iranit.

Tel Avivi pretendohet se ka kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore të Teheranit dhe ka shkatërruar një të tretën e raketahedhësve iranianë.

Nga ana tjetër, Irani pretendon se ka zhvilluar teknika për të bërë që sistemet mbrojtëse izraelite të sulmojnë njëra-tjetrën. Sipas raportimeve nga Iran International, lideri iranian Khamenei është fshehur në një bunker nëntokësor në veri të Teheranit.

Sulmet iraniane kanë shkaktuar të paktën tetë viktima në Izraelin Qendror, ndërsa rreth 300 persona janë shtruar në spital pas shpërthimeve në qytete si Tel Avivi dhe Haifa.

Në një komunikim të përbashkët, presidentët Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan theksuan se vetëm diplomacia mund të sjellë një zgjidhje për krizën Iran-Izrael.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, që nga fillimi i konflikteve të premten janë vrarë të paktën 224 iranianë nga sulmet izraelite, ku 90% e viktimave janë civilë.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump shprehu shpresën për një marrëveshje mes Izraelit dhe Iranit, por theksoi se herë pas here shtetet duhet të “zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes konfliktit”.

 

Po ndodh...