
Momente tmerri në ajër, motori i avionit shpërthen në flakë sapo ngrihet nga aeroporti i Korfuzit

16 Gusht 2025, 22:28 / BOTA
Motori i një avioni që u ngrit nga pista e aeroportit të Korfuzit ka marrë flakë në ajër duke krijuar momente tmerri. Sipas raportimeve, në bordin e avionit ndodheshin 250 pasagjerë ndërsa pilotët nuk u kthyen sërish në pistë pasi konfirmuan se mund të fluturonin me një motor.
Avioni arriti në lartësinë 3300 metra, bëri një rrotullim mbi Korfuz, duke zbritur në 2400 metra, dhe më pas zgjodhi të mos kthehej në aeroportin e Korfuzit, por të kalonte Adriatikun dhe të ulej në mënyrë të sigurt në aeroportin e Brindisit, në Itali.
Mësohet se avioni kishte destinacion Dyseldorfin e Gjermanisë ndërsa pasagjerët kanë rrëfyer momentet e tmerrit që përjetuan pasi flakët në motor ishin intensive dhe zhurma ishte e fuqishme.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
Nga Owen Matthews, SPECTATOR
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
Nga Naim Meta
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128