
Ngërçi politik, sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës!

Sot, 3 maj, do të vazhdojë seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar për gjashtë herë radhazi të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.
Në seancën e 1 majit ishte tentuar që votimi të ndryshojë e të bëhet me votim të fshehtë, por edhe kjo formë kishte shkuar pa sukses.
Opozita ka thënë vazhdimisht se nuk e voton Haxhiun, duke kërkuar që LVV-ja të propozojë një emër tjetër. Por, nga LVV-ja kanë përsëritur se është e drejta e tyre për të propozuar kë duan.
Të enjten, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, është takuar me atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, por ky i fundit ka thënë se nuk ka pasur ndonjë avancim që do të rezultonte me konstituimin e Kuvendit. Seanca të shtunën nis në orën 10:00./Koha Net

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128