Presidenti i KiE, Antonio Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor 2025, 17:22 / BOTA ALFA PRESS

Presidenti i KiE, Antonio Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i dhuroi presidentit amerikan Donald Trump një fanellë të ekipit kombëtar të Portugalisë të firmosur nga vetë Cristiano Ronaldo, gjatë samitit të G7 që u zhvillua në Kanada.

Costa, i cili është portugez dhe ka marrë drejtimin e Këshillit Evropian që prej vitit 2024, mbërriti të hënën në Kananaskis të Albertës. Gjatë një takimi me Trump-in, ai i dorëzoi personalisht fanellën me numrin 7, të firmosur nga superylli i futbollit botëror.

Në fanellë ishte shkruar: “Për Presidentin Donald J. Trump, duke luajtur për paqen”. Presidenti amerikan, e priti me kënaqësi dhuratën, duke thënë: “Më pëlqen, duke luajtur për paqen”.


Cristiano Ronaldo, 40 vjeç, është pesë herë fitues i Topit të Artë dhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar me 138 gola. Së fundmi ai udhëhoqi kombëtaren portugeze drejt fitores në UEFA Nations League dhe pritet të përfaqësojë sërish Portugalinë në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

 

Po ndodh...