Tragjedi në Pakistan/ Shpërthim i fuqishëm në një depo fishekzjarresh në Karaç, 4 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur (VIDEO)

22 Gusht 2025, 15:34 / BOTA ALFA PRESS
Tragjedi në Pakistan/ Shpërthim i fuqishëm në një depo

Një shpërthim  i fuqishëm ndodhi ditën e djeshme në një depo fishekzjarrësh në qytetin  pakistanez të Karaçit, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur më shumë se 30. 

Në veçanti, sipas Reuters, depoja dhe disa dyqane aty pranë u përfshinë nga flakët pas shpërthimit fillestar, i cili u pasua nga disa shpërthime më të vogla, duke i detyruar banorët të largoheshin nga zona.

Intensiteti i shpërthimit ishte aq i fortë sa xhamat e dyqaneve aty pranë u thyen, duke shpërndarë copa xhami mbi njerëzit në rrugë.

“Mendova se kishin shpërthyer disa bomba”, u tha gazetarëve Aqib Khan, një banor i zonës.

Siç shihet në video, tym i dendur ngrihej nga një ndërtesë shumëkatëshe ndërsa zjarrfikësit përpiqeshin të shuanin zjarrin. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për shkakun e shpërthimit.

Njerëzit filluan të vraponin për t’u fshehur dhe shoferët i devijuan me nxitim makinat e tyre. 

Karaçi është kryeqyteti financiar i Pakistanit dhe ka një popullsi prej më shumë se 20 milionë banorësh, ndërsa shpërthimi ndodhi një ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm të musoneve përmbytën qytetin.

Po ndodh...