
Trump “shënjestron” industrinë e kinematografisë, zotohet të vendosë tarifa 100% për filmat që nuk prodhohen në Amerikë


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se do të shënjestrojë filmat e prodhuar në vende të huaja me tarifa 100%, ndërsa përshkallëzon mosmarrëveshjet tregtare me vendet anembanë botës.
Trump tha se po autorizon Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së për të filluar procesin e vendosjes së taksës, sepse industria e filmit në Amerikë po “vdes” sipas tij.
Trump foli për një “përpjekje të bashkërenduar” nga vendet e tjera që ofrojnë stimuj për të tërhequr krijues filmash dhe studio, të cilat i përshkroi si një “kërcënim për Sigurinë Kombëtare”.
“Përveç çdo gjëje tjetër, është mesazh dhe propagandë!” tha Trump në platformën e tij Truth Social .
“NE DUAM PËRSËRI FILMA TË REALIZUAR NË AMERIKË!”
Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, iu përgjigj njoftimit të fundit, duke thënë “Jemi duke punuar për këtë”.
Por detajet e këtij veprimi janë të paqarta. Në deklaratën e Trump nuk u tha nëse tarifa do të zbatohet për kompanitë amerikane të prodhimit që prodhojnë filma jashtë vendit.
Disa filma të mëdhenj të kohëve të fundit të prodhuar nga studiot amerikane janë xhiruar jashtë Amerikës, duke përfshirë Deadpool & Wolverine, Wicked dhe Gladiator II.
Është v gjithashtu e paqartë nëse tarifat do të zbatohen për filmat në shërbimet e transmetimit, si Netflix, si dhe për ato që shfaqen në kinema, ose si do të llogariten ato.
“Askush nuk duhet të ketë dyshime se ne do të mbrojmë pa mëdyshje të drejtat e industrisë australiane të ekranit”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Australisë, Tony Burke.
Kryeministri i Zelandës së Re, Christopher Luxon, tha në një konferencë për shtyp se qeveria e tij po priste detaje të mëtejshme mbi tarifat e propozuara.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128