
Nga lider historik, në barrë historike/ Katastrofa zgjedhore e Berishës, 13 mandate më pak se Basha

Sali Berisha del çdo ditë para gazetarëve, duke përpjekur të mbushë me propagandën e tij personale vakuumin që ka lënë bojkoti masiv i qytetarëve ndaj ofertës së tij politike. Në një krahasim të thjeshtë shifrash: në zgjedhjet e vitit 2025, pa llogaritur aleatët, Berisha ka marrë 13 mandate më pak se Lulzim Basha në vitin 2021,atëherë kur diferenca mes mazhorancës dhe opozitës ishte vetëm rreth 30 mijë vota.
Këtë katastrofë zgjedhore, Berisha përpiqet ta mbulojë me sulme ndaj kujtdo që kërkon llogari, duke fajësuar të gjithë përveç vetes, dhe duke shmangur çdo përgjegjësi personale.
Berisha sulmoi PD-në e drejtuar nga Basha pasi SHBA e shpalli atë “non grata”, me premtime se me rikthimin e tij, Edi Rama do të rrëzohej për 6 muaj, Partia Demokratike do të demokratizohej dhe vota do të mbrohej me çdo kusht.
Katër vite më vonë, e vetmja gjë që ka mbetur nga premtimet e “Foltores” është gropa zgjedhore në të cilën ai e ka futur partinë, dikur forca e dytë politike, sot e rrudhur dhe e paralizuar. Dhe kjo ndodh vetëm katër vite pasi PD, nën drejtimin e Bashës, ishte pranë fitores, një fitore që u pengua nga një masakër zgjedhore e provuar më vonë nga hetimet e SPAK për çështjen Çyrbja, si edhe nga raporti i OSBE/ODIHR, që konstatonte se partia në pushtet ishte bërë njësh me shtetin.
Megjithatë, edhe përballë kësaj masakre, pa LSI-në në listën zgjedhore dhe me një shtet tërësisht kundër, Basha arriti një rezultat që kërkon shumë kohë për t’u rikuperuar. Sepse goditja që i dha Berisha PD-së për interesa personale e ka shndërruar atë në një parti të vogël, të mbyllur dhe të kontrolluar, me një grup parlamentar që përfaqëson më shumë interesat e vetëmbrojtjes së Berishës sesa aspiratat për ndryshim të demokratëve.
Këto janë arsyet pse Berisha vazhdon të sulmojë Lulzim Bashën në dalje të njëpasnjëshme mediatike, sepse nuk përballet dot me rezultatet e tij zgjedhore.
Berisha pretendon se po mbron votën, por në të vërtetë prodhon vetëm tituj mediatikë. Në të vërtetë, në vitin 2021, PD e drejtuar nga Basha kishte depozituar 186 kallëzime penale për manipulimin e zgjedhjeve, kishte dorëzuar në kancelaritë perëndimore të gjitha provat për manipulimin dhe si rezultat kishte marrë mbështetje për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për masakrën zgjedhore, një proces që u sabotua nga Edi Rama, duke përfituar nga zhurma e “Foltores” së Berishës.
Sot, Berisha akuzon Bashën se nuk e mbrojti votën pas 25 prillit, por harron që ai vetë e relativizoi humbjen e PD-së për të goditur Bashën, duke thënë se “PD i kishte humbur zgjedhjet”, vetëm për të avancuar axhendën e tij personale dhe për të marrë kontrollin e partisë.
Madje, Berisha ishte një nga pengesat kryesore që e shuarën aksionin opozitar të paszgjedhjeve: vetëm pak javë pas 25 prillit 2021, ajo që dominoi diskursin publik nuk ishte më manipulimi zgjedhor, por sanksionimi i tij nga SHBA. Me këtë, Berisha mbivendosi problemet e tij personale mbi axhendën e opozitës dhe i dha Ramës mundësinë të fshihej pas “hallit të Berishës” për të shmangur llogaridhënien për krimet zgjedhore.
Edhe garën e brendshme brenda PD-së, e cila pasoi zgjedhjet, Berisha përpiqet ta përdorë për të goditur Bashën. Por kjo garë dëshmoi se PD e Bashës ishte një forcë me diversitet mendimi dhe gjallëri demokratike, krejt e kundërta e asaj që është sot: një strukturë e shkatërruar dhe pa frymë, e kthyer në bunker të interesave personale të Berishës.
Fjalët e ish-liderit historik, që sot është kthyer në barrë historike për demokratët, janë bërë pa vlerë, veçanërisht kur vetë ka deklaruar se “ishte fat që PD nuk fitoi në 2021-shin” dhe ka bashkëpunuar në vijimësi me Edi Ramën, duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë në histori dhe veten garancinë e tij më të madhe për mbajtjen e pushtetit.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128