
Çudi që PD ende s’e ka akuzuar Pilinçin se paguhet nga Rama për t’u hequr vota

Këtij Pilincit, intuida ma thotë që skenografinë ia bën Edi Rama, pa e kuptuar ai hiç. Për tu tallur.
Shiheni sa interesante:
Ka badigardë, si të një 80 vjeçari tjetër. Komplet ajo skena kur zbret nga makina, mënyra si e ruajnë, ngjan me një 80 vjeçar tjetër.
Pretendon se ka lidhje të forta me ShBA, si një 80 vjeçar tjetër.
Premton qeveri teknike, si një 80 vjeçar tjetër.
Thotë, Edi do të t'tërheq zvarrë, si një 80 vjeçar tjetër i cili thotë "Edvin do të t'krrejmë, do t'hedhim në Lanë".
Prej fillimit e kam parë si një tallje cinike që Edi Rama iu bën të gjitha premtimeve të llojit "profetik e mesianik" ku premtohet zbritje nga planet tjetër (Amerika), shpëtim përmes tërheqjes zvarrë apo shpëtim me anë të ndodhive të papritura të cilat mendohet dhe premtohet se do të ndodhin.
Është një tallje cinike dhe e rëndë me një opozitë të cilën ska asnjë vështirësi për ta mposhtur elektoralisht, opozitë e cila teza kryesore ka ato se Edi Rama pi drogë, është psikopat dhe piktor i dështuar (kjo e fundit kritikë arti nga dikush që ka mbaruar mjeksi).
Në këtë gjendje kur PD nuk është më konkurente elektorale, si opsion mbetet tallja, kjo me qëllim edhe për të kënaqur sadizmin, edhe për të prodhuar lajm për rrjetet sociale.
Unë habitem se si këta të PD, ende nuk e kanë akuzuar Pilincin si të paguar nga Edi Rama "për t'i hequr vota opozitës", së në fakt rival kryesor atë kanë, ngaqë ai thotë të njëjtat gjëra e jep të njëjtat premtime si ata, pra synojnë të njëjtin elektorat.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128