Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

9 Gusht 2025, 20:44 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të rinjtë e Europës që arrijnë në shifrën e 97 %.

Në të gjitha vendet e BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë të rinjtë kishin shumë më tepër gjasa të merrnin pjesë në aktivitete në rrjetet sociale sesa popullsia totale.

Krijimi i një profili përdoruesi dhe postimi i mesazheve ose aktiviteteve të lidhura ishte një praktikë e përhapur për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç krahasuar me popullsinë totale.

Vetëm 49% e të rinjve 16-29 vjeç kanë aftësi digjitale, nga 71 % që është mesatarja europiane. Aftësitë e TIK-ut konsiderohen thelbësore për të përfituar dhe kontribuar në aktivitetet e bazuara në internet.

Sipas Eurostat, në kohën kur të rinjtë në BE mbarojnë arsimin e detyrueshëm, shumica e tyre kanë përdorur rregullisht kompjuterët dhe internetin për një sërë aktivitetesh.

Po ndodh...