Hyn në fuqi receta e re mjekësore, më shumë siguri për pacientët, evitohen abuzimet e farmacistëve

6 Gusht 2025, 15:18 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Hyn në fuqi receta e re mjekësore, më shumë siguri për

Që prej datës 1 gusht ka hyrë në fuqi një recetë e re mjekësorë në të gjithë sitemin shëndetësor dhe privat. Me formatin e ri mjekët do kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet kur pacienti do të ketë nëvojë për trajtim afatgjatë duke lehtësuar edhe më shumë daljet e të sëmurëve kronikë.

Po ashtu krahas markës, mjekët janë të detyruar të shkruajnë edhe emrin emedikamentit, për te shmangru abuzimet e mundshme nga farmacistet, duke rritur kështu më shumë sigurinë e pacientëve.

Gjithashtu farmacistët kanë edhe të drejtën e ekzekutimit të pjesshëm të recetës. Në rastet kur barnat e shkruara nuk i disponon të gjitha farmacisti do të duhet të shënojë ilaçet që i ka dhënë pacientëve, sasinë e marrë dhe datën, duke e firmosur dhe vulosur. Me dokumentin e ri pacienti mund të marrë ilaçin e munguar në një farmaci tjetër. Farmacia duhet të mbajë një kopje të kësaj recete. Asnjë ilac i cili është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Barnave nuk mund të jepet pa recetë nga farmacistët.

Në një reagim ditën në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se receta mjekësore po zbatohet në të gjithë vendin duke e cilësuar këte si një hap përpara në përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Më tej shefi i qeverise theksoi se ky format i ri recete shton edhe më shumë sigurinë për pacientët si dhe eleminon burokracite për mjekët dhe farmacistët.

Po ndodh...