
"Mafia" e Onkologjikut/ Gazetari denoncues bëhet objekt i sulmeve online me faqe fake, Osman Stafa: Do vazhdoj të flas


Gazetari Osman Stafa është bërë objekt i sulmeve online që kanë qëllim diskretitimin e figurës së tij për shkak se denoncon problematikat e sistemit shëndetësor, fatkeqësitë që u bien mbi kurriz pacientëve shqiptar.
Në një postim në facebook Stafa tregon një faqe të sapohapur e cila nuk ka asnjë aktivitet tjetër përveç postimit në fjalë dhe që dukshëm ka si qëllim denigrimin e figurës dhe reputacionit të tij profesional.
Denoncimi i fundit i Stafës ishte mungesa e infermierëve në spitalin e Onkologjikut.
Kur nuk kanë dot përgjigje për problemet që ngre, të sulmojnë personin. Kur denoncon mungesën e ilaçeve, të thonë që 'je në telenovelë'. Kur flet për sëmundjet e fëmijëve, të kërkojnë 'regjisorin'.
Po regjisori im është vetëm një: ndërgjegjja. Dhe skenari është shkruar nga ata që vuajnë në spitale pa mjekim, pa shpresë, pa zë.
Unë nuk kam as studio, as buxhet, as truproja, por kam një fjalë të vërtetë që nuk e blen dot askush. Nuk jam as me profil fake, as me faqe te hapura së fundmi me qëllim për t'më sulmuar mua. Jam Osman Stafa, me emër. Ndërsa në profilin tim së fundmi kanë hyrë shume profile fake.
Po ju, që shkruani me faqe fallco, kë po mbroni? Pse ju djeg kaq shumë fjala ime, nëse ajo nuk paska vlerë?
Se unë them që ne s'kemi PET-SCAN?
Se them që s'kemi brakiterapinë në funksion?
Se them që 10 ditët e fundit të muajit, s'bëhen analizat në spitale?
Se them që Onkologjiku ka vetëm 19 poltronë, 10 shtretër?
Se them që ECMO, rri si pajisje kot, se në funksion nuk është?
Se them që tek Hematologjia mungojnë medikamente kimio, siç ndodh tek Onkologjiku?
Se them që për të bërë një palë analiza tek mjeku i familjes, duhet të presësh 1 muaj e ca? Apo se për të bërë një rezonancë apo skaner, duhet të presësh tetorin? Këto janë të vërtetat e mia.
Këto janë fakte. Dhe 1 milionë profile fake të hapni, mua s'do më ndalni.
Unë do vazhdoj të flas, edhe kur të mbetem vetëm. Sepse e di që në fund, zëri i vërtetë nuk ka nevojë për regji.
Dhe unë kurrë fatkeqësinë s'do e përdor, kam Zotin dëshmitar.
Por fatkeqësinë që u bie mbi kurriz pacientëve shqiptar, me mungesa ilaçesh, pajisjesh, do e bëj "grusht", e do ua plas surratit.
Denoncimi i fundit i Osman Stafes
KUR MBAJMË GJERMANINË ME INFERMIER DHE S'KEMI PËR TEK SPITALI ONKOLOGJIK
️Shërbimi i Kimioterapisë në Spitalin Onkologjik ka degraduar në vetëm 7 infermierë!
Mjekët onkologë janë më shumë se infermierët! Po, më shumë!
Ndërkohë, çdo ditë aty marrin kimioterapi rreth 80-100 pacientë.
Dikur ky shërbim kishte 11 infermierë. 5 kanë ikur. Nuk janë zëvendësuar.
Kanë mbetur vetëm 7 infermierë, që duhet të kalojnë nëpër duar rreth 100 pacientë në ditë.
Pra, çdo infermier kujdeset për rreth 14 pacientë onkologjikë në ditë.
Mund ta imagjinoni këtë?
A mund të bëhet trajtim dinjitoz, kur një infermier ka përballë 14 pacientë me kancer?
A mund të administrohet çdo terapi siç duhet, pa gabim, pa vonesë, pa rrezik?
A ka kohë infermieri t’i kontrollojë si duhet efektet anësore, reaksionet që ndodhin gjatë perfuzionit?
A ka kohë për një fjalë të mirë, një vështrim njerëzor, një ndihmë në momente dhimbjeje?
Kush e mban përgjegjësinë nëse një gabim ndodh për shkak të ngarkesës së tejskajshme?
A infermier nuk keni znj. Albana Koçiu?
Ne po mbajmë një Gjermani të tërë me infermierë dhe spakemi 10 të tillë, për t'i punësuar në Spitalin Onkologjik?
Reagon Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për sulmin personal të publikuar në rrjetet sociale ndaj gazetarit Osman Stafa, i bërë nga një faqe e sapohapur, e cila nuk ka asnjë aktivitet tjetër përveç postimit në fjalë dhe që dukshëm ka si qëllim denigrimin e figurës dhe reputacionit të tij profesional.
Sulme të tilla, të orkestruara dhe të përqendruara në diskreditimin e një gazetari për shkak të raportimeve të tij mbi problematikat e sistemit shëndetësor, janë të papranueshme dhe bien ndesh me parimet e lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.
AGSH thekson se gazetarët duhet të punojnë të lirë nga frika e fushatave denigruese dhe të mbështeten në misionin e tyre për informimin e opinionit publik. Ne do të vijojmë të monitorojmë çdo rast dhe të ofrojmë mbështetje për çdo gazetar që sulmohet në krye të detyrës.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128