
Pushimet e verës po nxisin leximin! Importi i librave rritet me 25%. Turistët blejnë në librari, shqiptarët online

“Periudha e vitit dhe periudha e verës janë ndër më të ngarkuarat për ne si librari. Njerëzit blejnë libra sepse i duan patjetër me vete në çadrat e plazhit, duke e bërë këtë sezon shumë intensiv për ne,” shprehet Eneriko Paja, Menaxher shitjesh.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë importuar 864 mijë ton libra dhe revista. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importi është rritur me rreth 25%. Vizitorët e huaj janë ata që tregojnë më shumë kulturë për të blerë dhe lexuar libra gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.
“Unë në fakt lexoj gjatë gjithë vitit, sa herë kam kohë. Në këtë librari gjeta disa tituj të huaj dhe pas 3 ditësh, kur të shkoj në jug për pushime, do nis leximin.”
“Gjatë verës blej libra për t’i lexuar, sepse kam më shumë kohë dhe e bëj kudo që shkoj, si në këtë rast në Shqipëri.”
“Unë i dua shumë librat, por vajza ime i përdor më shumë për të bërë foto dhe për t’i postuar në rrjete sociale.” – shprehen disa nga turistët në qendër të Tiranës.
Ndërkohë që turistët preferojnë të blejnë libra fizikisht në libraritë vendase, për shumë shqiptarë porositja online është bërë mënyra më e lehtë.
“Vëmë re që lexuesit po afrohen më shumë me librin, por çka bie në sy është rritja e shitjeve online, sidomos gjatë verës,” thotë Elda Vela, Botuese.
Nëse vera është koha e pushimeve, për shumë të tjerë është edhe koha e rikthimit te libri, qoftë në plazh, në kafe apo thjesht për një foto në Instagram.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128