Reagimi i ashpër i të bijës ndaj institucioneve... Në betejë me sëmundjen e rëndë, aktori Naun Shundi do të kurohet në QSUT

22 Gusht 2025, 10:31 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Reagimi i ashpër i të bijës ndaj institucioneve... Në

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës përmes një reagimi zyrtar dje, kanë garantuar trajtimin mjekësor të aktorit.

Familjarët e tij kanë hapur një llogari në “Gofoundme” me qëllim mbledhjen e shumës së parave që duhet për mjekim.

Vajza e tij, Rea Shundim, e cila ka marrë iniciativën, bën me dije se babai i saj vuan nga një sëmundje e rëndë, kancer të lëkurës.

LEXO EDHE: Naun Shundi në gjendje të rëndë, vajza e tij e zhgënjyer me Teatrin Kombëtar: Nuk shkroi as dy rreshta tekst për solidaritet

Sot nisemi për në Shqipëri, me mendimin dhe dëshirën e nisjes së kurës. Ka shumë të panjohura, pasi vetë sëmundja, situata, mundësitë, janë të paparashikueshme. Ndaj, miq, koleg, dashamirës, ju që na e lehtësuar problemin tonë me kontributet tuaja, si dhe me përkrahjen tuaj morale, ju që ishit dhe jeni me ne në ketë luftë me jetën, ju themi se asgjë nuk ka qartësi. Mund të vijohet e gjithë kura në QSUT , por mund të ndodh edhe që nuk janë mundësitë e zbatimit të saj. Kjo do të shihet në varësi të ecurisë, mundësive dhe KOHËS. E cila na kushtëzoi në mos pranimin në sistemin e komplikuar të burokracisë shëndetësore franceze, shtuar kësaj dhe kostot marramendëse. Nëse gjërat shkojnë mirë në QSUT, jemi të qetë. Nëse jo.. sfida të tjera na presin.
Duke ju falënderuar, dëshirojmë t’ju përqafojmë të tërëve me shumë mirënjohje!”, shkruan Tetari ‘Zonja e Bujtinës’ në një postim në rrjetet sociale.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Teatri Zonja e Bujtines (@teatri_zonjaebujtines)

 

Po ndodh...