
Shuhet në moshën 84-vjeçare mësuesja e parë e Librazhdit Rabie Xhani

Është shuar në moshën 84-vjeçare Rabie Isuf Xhani, mësuesja e parë e fshatit Gizavesh në rrethin e Librazhdit dhe një ndër gratë e para që sfidoi realitetin e kohës për t’u bërë pishtare e dijes në zonat rurale të Librazhdit.
E lindur më 16 prill 1941 në Librazhd-Katund, Rabia përfundoi arsimin 7-vjeçar në qytetin e Librazhdit, duke bërë çdo ditë mbi dy orë rrugë më këmbë.
Në vitin 1959 u martua me Hyqmet Xhanin dhe u vendos në fshatin Gizavesh, ku përkushtimi i saj për arsimimin nuk u ndal.
Ajo përfundoi me sukses Shkollën Pedagogjike në Elbasan dhe në vitin 1961 nisi punën si mësuese në shkollën e fshatit, duke hyrë në histori si e para grua mësuese vendase në Gizavesh dhe një nga të parat në gjithë rrethin.
Për 30 vite, Rabia Xhani qëndroi në misionin e saj me përulësi dhe pasion, duke edukuar dhjetëra breza që sot mbajnë me krenari kujtimin e saj si një mësuese shembullore, humane dhe e përkushtuar. Ajo doli në pension në vitin 1991, por mbeti për dekada një figurë tepër e respektuar në komunitetin e zonës .

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128