
Turizmi, me bilance pozitive/ Rritje me 38.2% e netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese

Turizmi në Shqipëri po përjeton një zhvillim të vazhdueshëm, duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh nga rajoni, Europa dhe vende të ndryshme të botës. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT për muajin qershor 2025 tregojnë një rritje të ndjeshme si në numrin e turistëve, ashtu edhe në netët e qëndrimit në strukturat akomoduese, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në total, numri i vizitorëve që kanë hyrë në vend është rritur me 37.2%, duke arritur në rreth 501 mijë persona, përfshirë si turistët vendas ashtu edhe ata të huaj. Numri i vizitorëve rezidentë ka shënuar një rritje prej 38%, ndërsa ai i vizitorëve të huaj është rritur me 38.3%. Sa i përket netëve të qëndrimit, rritja ka qenë 38.2%.
Gjatë këtij muaji, destinacionet bregdetare kanë qenë më të preferuarat, me një rritje prej 35% në rezervimet në hotele dhe struktura të ngjashme. Rajoni qendror rezulton të ketë pritur më shumë turistë se zonat e tjera të vendit.
Ndër vendet nga vinin turistët e huaj, Kosova përbënte grupin më të madh me 19% të totalit. Pas tyre renditen turistët italianët me 13%, polakët me 8%, si dhe gjermanët dhe francezët që kontribuan përkatësisht me 8% dhe 6%.
Një tjetër prirje e rëndësishme është rritja e ndjeshme e vizitorëve nga shtete të tjera europiane, të cilët përfaqësonin 44% të turistëve të huaj në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, të dhënat e INSTAT tregojnë se shkalla e shfrytëzimit të dhomave në hotele ka arritur në 39.5%, krahasuar me 35.9% në qershorin e vitit 2024, duke shënuar një përmirësim të lehtë.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128