
Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e Bujqësisë”

Në datat 22 – 25 prill, u zhvillua në Lushnje për të katërtin vit radhazi, Panairi “Ditët e Bujqësisë”, ku
edhe këtë herë Vodafone Albania, nëpërmjet Vodafone Business, ka qenë partner kryesor. Ky panair, i
cili bën bashkë institucionet e qeverisë, kompani të mëdha vendase e të huaja dhe aktorët kryesorë të
sektorit të bujqësisë u fokusua edhe këtë vit kryesisht tek eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare,
bujqësia e qëndrueshme, rritja e standardeve të agrobizneseve e sektorëve të tjerë të përfshirë, si dhe
tek aplikimi i teknologjisë dhe digjitalizimit në sektorin e bujqësisë.
Në ceremoninë zyrtare morën pjesë Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Belinda
Balluku, Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefaj dhe
përfaqësues të kompanive më të mëdha në vend. E pranishme në këtë event të rëndësishëm të
bujqësisë shqiptare ishte edhe Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe
Çështjeve të Jashtme, e cila theksoi se: “Digjitalizimi i bujqësisë nuk është më një luks për vendet e
zhvilluara, por një domosdoshmëri për të garantuar një sektor bujqësor efikas e të qëndrueshëm edhe
në Shqipëri. Përmes teknologjive inovative si IoT, Vodafone Business mbështet transformimin e këtij
sektori jetik.”
Prej më shumë se një dekade, Vodafone Group Business është lider global në zgjidhjet IoT, i vlerësuar
dhe certifikuar nga Gartner Magic Quadrant™, duke u shërbyer mbi 2,000 agrobizneseve dhe
sipërmarrjeve të mëdha në 12 vende të botës, nga Europa deri në Afrikë.
Në Shqipëri, Vodafone Business ofron një gamë të gjerë shërbimesh inovative si Vodafone SmartAgro,
IoT Connectivity dhe Smart Fleet, që mundësojnë monitorimin në kohë reale të kushteve atmosferike,
automatizimin e proceseve bujqësore, analizimin e të dhënave, rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e
kostove operacionale.
Vodafone Albania është partneri kryesor dhe më i besueshëm në avancimin e axhendës së dixhitalizimit
në Shqipëri. Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë midis palëve, ndërtojmë së bashku një sistem
bujqësor më efikas, të qëndrueshëm e të orientuar drejt së ardhmes. Sepse së bashku mundemi ta
bëjmë bujqësinë shqiptare të fortë dhe konkurruese!

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128