
A mund të rrëzohet një pushtet me Lider autokrat, nga një opozitë me Lider autoritar?!

Në prag të rinisjes së sezonit politik në shtator, dy janë lajmet që po priten me kërshëri: Kabineti qeveritar Rama x dhe kabineti "i ri" opozitarë, Berisha x.
Themi "x", sepse që të dy në karrierat e tyre të stërgjata politike kanë formuar shumë kabinete, si në qeverisje ashtu edhe në opozitë, por ajo që mbahet mend është vetëm autoriteti i tyre absolut. Të tjerët rreth tyre vijnë e ikin si hije, pa indentitet të spikatur politik.
Tashmë, Edi Rama, pasi siguroi mandatin e katërt dhe shumicën absolute në parlament, as që po përpiqet më të fsheh faktin se është Lideri Suprem dhe absolut në PS dhe qeverisje. Kur një vend, (Si Shqipëria), populli i të cilit ka zgjedhur demokracinë si sistem politik, ka në krye të shtetit një lider autokrat është fatkeqësi e madhe. Por kjo fatkeqësi shndërrohet në një kurth, në tragjedi, kur edhe lideri i opozitës është një lider autoritar.
Sipas politoligut të njohur Tymothy Snyder, kur një lider autoritar drejton një forcë opozitare, (si në rastin e PD, aktualisht e bllokuara nga një lider i pakontestueshëm si Sali Berisha), kultura e meritës dhe përgjegjësisë është e deformuar:
- Kur ndodh ndonjë sukses (protestë masive, mbështetje publike, ndonjë fitore e vogël), lideri glorifikohet.
- Kur ka humbje, stagnim, dështim elektoral apo krizë besueshmërie, faji shpërndahet: “gabuan strukturat”, “na tradhtuan njerëz”, “nuk na ndihmoi populli”, “s’kishim kushte”.
Ky model kultivon frikë, vetëcensurë dhe mungesë gare të vërtetë. Opozita kthehet në një strukturë pasive dhe e varur nga lideri, ku askush nuk merr guximin të kritikojë drejtimin, sepse do akuzohej për përçarje ose tradhti.
Pra, edhe në opozitë, një strukturë autokratike funksionon me të njëjtën logjikë: Lideri ka lavdinë, të tjerët përgjegjësinë. Pikërisht kjo po ndodh sot në PD, kjo është situata politike në Shqipëri; Një mazhorancë në pushtet me një lider autokrat si Edi Rama dhe "përball" saj si "alternativë", një opozitë që udhēhiqet nga një lider autoritar dhe absolut si Sali Berisha.
Por a mundet që njëra anë e monedhës, të eliminojë anën tjetër të së njëjtës monedhë?! A mundet që një qeverisje e keqe me një lider autokrat, të rrëzohet apo të mundet nga një opozitë, e cila edhe ajo, udhëhiqet nga një lider autoritar si Sali Berisha, i cili mjafton të "zhduket" 2 ditë dhe partia dhe i gjithë opozitarizmi i saj, (Edhe ashtu siç është fals dhe hipokrit), fiket fare?!

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128