
Dy modele shqiptare në Këshillin e Europës: Patriotizëm përballë interesit personal

Këshilli i Europës është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Në këtë forum, Shqipëria ka pasur dhe ka përfaqësues të ndryshëm, por sot më shumë se kurrë, dy figura politike shqiptare përfaqësojnë dy modele diametralisht të kundërta: Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Lulzim Basha – Zëri i Kosovës dhe mburoja e vlerave euroatlantike
Si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Lulzim Basha ka zgjedhur të jetë zëri i vërtetë i interesit kombëtar. Ai u shqua si model i një politikani që e vendos interesin e Kosovës mbi kalkulimet politike të ditës. Qëndrimi i tij i qartë dhe i prerë për pranimin e Kosovës në KiE, njohjen e saj ndërkombëtare, denimin e aktit terrorist të Bajnskes janë prova e angazhimit të tij të palëkundur për drejtësi dhe dinjitet kombëtar.
Përtej çështjes shqiptare, Basha tregoi vizion dhe lidership edhe në çështje globale. Rezoluta e propozuar prej tij për konfiskimin e aseteve ruse si pasojë e agresionit kundër Ukrainës, e miratuar me shumicë të gjerë, e shndërroi atë në një nga figurat më aktive të krahut euroatlantik brenda Këshillit të Europës. Ky është modeli i një shqiptari që mbron demokracinë, paqen dhe drejtësinë, jo vetëm për kombin e vet, por edhe për të gjithë kontinentin.
Sali Berisha – Nga zëri i së djathtës, në avokat i vetvetes
Në kontrast të thellë, figura e Sali Berishës sot në Këshillin e Europës është hijë e asaj çka ishte dikur. Nga një politikan me peshë, ai është kthyer në një njeri i zhytur në halle personale me drejtësinë, i shpallur non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion madhor. Berisha nuk përfaqëson më interesin e shqiptarëve, por është i zënë me betejën për të mbrojtur veten. Në Këshillin e Europës ai foli për problemet e tij, familjes së tij aleatëve të tij me drejtësinë, një drejtësi e ngritur nga Europianët dhe amerikanët dhe e vlerësuar prej tyre pikërisht për shkak të ndëshkimit të Berishës me shokë.
Për tuprin e tij mori peng opozitën, turpëron demokratët dhe shfaqet i deshpëruar për fatin e tij.
Në vend që të jetë një zë për Kosovën apo për vlerat europiane, ai ka zgjedhur të udhëheqë një betejë politike personale, duke e kthyer përfaqësimin shqiptar në KiE në një teatër për interesat e tij dhe jo të qytetarëve që dikur e mbështetën.
Dy rrugë, dy destinacione
Njëri zgjedh të ndërtojë besim për Shqipërinë dhe Kosovën në sytë e botës perëndimore. Tjetri përpiqet të shmangë pasojat e trashëgimisë së tij politike.
Në një kohë kur Shqipëria ka nevojë për përfaqësim të denjë në tryezat ndërkombëtare, këto dy modele janë një kujtesë e qartë, PD sot është mburojë e halleve të një individi, ndërsa ajo nën drejtimin e Lulzim Bashës tregoj vizion, përgjegjësi dhe shërbim.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128