
Verbëria "jetëgjatë" e Europës për demokracinë në Shqipëri

Njëzet e tetë vjet më parë, Edi Rama, një artist shqiptar i arratisur në Paris, shkroi një opinion të ashpër në the New York Times, duke dënuar mbështetjen e verbër të Evropës për udhëheqësin autoritat shqiptar të asaj kohe.
Ndërsa vendi hyri në kaos pas kolapsit të skemave piramidale masive, Rama akuzoi Evropën se kishte zgjedhur stabiletin afatshkurtër me një autokrat përkundrejt investimit afatgjatë në demokraci dhe në shtetin e së drejtës.
“Shqipëria e sotme është rrëzuar nga dështimi i evropianëve për të parë të vërtetën,” shkroi ai.
Këto fjalë jehojnë fort edhe sot – vetëm se tani, Rama është ai në pushtet, pasi ka siguruar mandatin e katërt radhazi si kryeministër dhe priti në fundjavë udhëheqësit e Evropës në Tiranë për Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.
Që të jemi të qartë, Shqipëria e vitit 2025 është shumë ndryshe nga kaosi i vitit 1997 nën presidnetin e kohës Sali Berisha, despotizmi i të cilit e dërgoi Shqipërinë në humnerë. Por elementët kyçë të asaj epoke vijojnë: përqendrimi i pushtetit në një dorë – gjithmonë një mashkull – i cili dominon jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.
Në sipërfaqe, Shqipëria sot duket e transformuar. Rama, i shkujdesur dhe kozmopolitan, që vesh atlete me kostum, gjunjëzohet mbi qilimët e kuq dhe shtrëngon duart me udhëheqësit. Por pas dymbëdhjetë viteve të zyrë, aftësia e tij prej artisti qëndron te menaxhimi i marrëdhënieve me jashtë ndërsa mban nën kontroll të rreptë vendin.
Ky kontroll u shtrëngua edhe më fort të dielën e 11 majit, kur Rama dhe Partia Socialiste në pushtet mposhti opozitën e udhëhequr nga Berisha, ndërsa bëri fushatë me një platformë për anëtarësim në BE. Samiti i Komunitetit Politik Evropian shërbeu më pas si paradë fitoreje.
Opinioni i Edi Ramës në the New York Times, 15 mars 1997.
Çdo shtrëngim duarsh, nga Meloni, Merz dhe Macron në Tiranë pakësoi kritikat e qëlluara mbi zgjedhjet të bëra nga vëzhguesit ndërkombëtarë nga OSBE, Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian: Keqpërdorim i burimeve publike, presion mbi nëpunësit publikë dhe kontroll i gjerë i medias.
Përtej zgjedhjeve, çdo rrahje shpatullash legjitimoi korrupsionin me rrënjë të thella dhe politikën oligarkike që gjendet pas kullave vezulluese që rrethojnë Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku faqja e Komunitetit Politik Evropian na informon ne – “Takohen historia dhe identiteti modern i Shqipërisë”.
Dinamika në Shqipëri ka të njëjtat tipare si në 35 vitet e fundit: sharm jashtë vendit, kontroll në shtëpi. Në skenë ne shohim shtetin e së drejtës, demokracinë, vlerat Evropiane. Pas skene gjyqtarët vihen nën presion, media blihet dhe tenderët manipulohen.
Që nga rënia e komunizmit, qeveritë perëndimore nuk janë shqetësuar shumë për demokracinë në këtë tokë të vogël të Ballkanit edhe pse elementët demokratikë mbushin faqet e kërkesave që duhet të plotësohen para anëtarësimit në BE. Ajo që ka më shumë rëndësi është që Shqipëria të sillet si aktor i përgjegjshëm në rajon – veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, siç bën Rama. Dhe që ai t’i përgjigjet kërkesave kur nevojitet, të tilla si të ndihmojë Italinë të shmangë ligjin e BE-së duke dërguar emigrantët dhe azilkërkuesit në kampe në Shqipëri.
Diplomaci jashtë vendit, dominim në shtëpi.
Siç paralajmëroi Rama më 1997, udhëheqësit evropianë edhe një herë po demonstrojnë “dështim për të parë të vërvetën”. Ose që ndoshta ata e shohin atë qartë, por zgjedhin të shohin gjetkë.
Publikuar fillimisht në gjuhën angleze në euractiv.com. Publikuar në shqip me lejen e autorit.
Fred Abrahams është autor i Shqipëria moderne: nga diktatura në demokraci. Ai ka raportuar nga Ballkani i Jugut për Human Rights Watch nga viti 1993 deri më 2000.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128